Telegrafi

Eriksson: Paratë nuk ishin arsye për që zgjodha Notts County

Ish-përzgjedhësi i Anglisë do të jetë drejtor i ri sportiv i klubit më të vjetër profesional të futbollit në botë, Notts County, pasi nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me klubin nga liga a dytë angleze.

“Gjithmonë kam thënë se do të rikthehem në Premier League, por e zgjodha mënyrën më të vështirë për ta bërë këtë. Për këtë do të nevojiten disa vite, por mendoj se do ta arrijmë këtë. Kjo është një sfidë e madhe për jetën time, ta dërgoj Notts Countyn në Ligën Premier”, ka thënë Eriksson.

“Jam optimist për gjithë këtë çështje dhe jam i lumtur që jam këtu. Nëse do të bëhej fjalë për para, do të mund të shkoja në ndonjë vend tjetër, për shumë më shumë para. Por nuk jam këtu për para, jam për sfidë”, ka shtuar suedezi.

Eriksson, i cili tash është edhe aksionar në Notts County, do ta sjellë ish-ndihmësin e tij të reprezentacionit të Anglisë, Tort Gripp, i cili do të punojë me menaxherin aktual të klubit, Ian McParland.