Telegrafi

Eriksson largohet nga drejtimi i Bregut të Fildishtë

Ish-menaxheri i Manchester Cityt është lidhur me një pasim të Roy Hodgson në karrigen e Fulhamit, pasi ky i fundit pritet të marrë nën drejtim Liverpoolin.

“Ishte e qartë që kur e mora detyrën se do të isha këtu deri në fund të Kupës së Botës dhe kjo erdhi. Do të qëndroj (në Kupën e Botës) për disa ditë për të përcjellë futboll dhe pastaj sigurisht do të marr ca pushim. Pastaj, do të shohim. Nuk e di – diçka po, shpresoj”, ka thënë Eriksson.

Bregu i Fildishtë u eliminua në fazën grupore të Botërorit, edhe pse shënoi fitore 3-0 ndaj Koresë Veriore në ndeshjen e fundit. /Telegrafi/