Telegrafi

Eriksson dështon të bindë Nedved për Notts County

Sipas Daily Mail, drejtori sportiv i Notts County ka shpresuar të vazhdojë me transferime pas Kasper Schmeichel dhe Sol Campbell, duke transferuar futbollistin më të mirë të vitit 2003.

Nedved, 36-vjeçar, fitoi titullin e kampionit të Italisë me Lazion nën drejtimin e Eriksson, 10 vite më parë, dhe më vonë zëvendësoi Zinedine Zidane te Juventusi, pasi mesfushori francez kaloi aso kohe te Real Madridi.

Negociatat janë zhvilluar për disa javë, por Nedved konfirmoi dje se ai nuk do t’i kthehet futbollit aktiv.

“Kam vendosur përfundimisht t’i jap fund karrierës. Tash do t’ia dedikoj kohën time familjes”, deklaroi Nedved.