Telegrafi

Eriksson, Benitez, Blanc opsione për Juventusin

La Stampa shkruan se presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, dhe aksionari John Elkann kanë kaluar ditën e djeshme duke diskutuar kandidatët për të zëvendësuar Ferraran.

Eriksson, Marco van Basten dhe Conte, që të gjithë ishin marrë parasysh, së bashku me dy emrat tjerë të përmendur tashmë një kohë, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, dhe ai i Bordeaux, Laurent Blanc.

Benitez aktualisht është caku kryesor i Juves, por kontrata e tij afatgjate me Liverpoolin është pengesë e madhe. Elkann dhe Blanc kanë pranuar se për spanjollin ata duhet të presin deri në fund të sezonit./Telegrafi/