Site icon Telegrafi

Eriksen thyen heshtjen: I lumtur që zgjodha Interin

Christian Eriksen (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Christian Eriksen ka thënë se ai është i lumtur me zgjedhjen e tij për të kaluar te Interi, por pranoi se po jeton një realitet të ri si rezervistë dhe shpreson që t’ia fillojë nga e para përpara nisjes së sezonit 2020-21.

Eriksen u bashkua me kombëtaren e Danimarkës përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Anglisë, ku ai u pyet për situatën e tij te Interi.

“Kisha disa ditë pushim, por tani jam me ekipin kombëtar dhe ende nuk kam pasur ndonjë informacion se çfarë do të bëjë klubi kur të kthehem”, ka thënë fillimisht Eriksen për DR Sporten.

“Unë me siguri shpresoj të kthehem dhe që të gjithë të fillojnë nga e para, atëherë do të duhet të shohim se çfarë mendon me të vërtetë trajneri”.

Lexo po ashtu Interi e vendos Eriksenin në shitje?

Eriksen ka luftuar për një vend në formacionin titullar të Antonio Conte dhe ish-ylli i Tottenham Hotspur foli për një realitet tjetër në Milano.

“Unë isha mësuar të isha gjithmonë titullar, tani po jetoj një situatë të re”.

“Duhet të punoj për të dalë nga ajo dhe vetëm atëherë të shikoj prapa dhe të shoh nëse kisha të drejtë apo isha i gabuar”.

“Ndjej se kam bërë pjesën time dhe në përgjithësi, isha i lumtur me zgjedhjen që bëra për të ardhur te Interi dhe jam akoma i lumtur”, përfundoi danezi. /Telegrafi/

Exit mobile version