Site icon Telegrafi

Eriksen do të përfundojë rikthimin në Ligën Premier në 72 orët e ardhshme

Mesfushori danez, Christian Eriksen do të nënshkruajë për ekipin e Brentford brenda 72 orëve të ardhshme.

Sunday Mirror Sport zbuloi javën e kaluar se ish-mesfushori i Tottenham Hotspur po rikthehet në Ligën Premier vetëm shtatë muaj pasi pësoi një arrest kardiak duke luajtur për Danimarkën në Euro 2020.

Ai ka kaluar ditët e fundit duke u stërvitur me ish-klubin e tij Ajax – duke ndezur spekulime në Holandë se ai ishte gati të kthehej në Amsterdam në mënyrë që të mund të luante në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Eriksen ka vendosur për të ardhmen, do të rikthehet në Ligën Premier

Por, klubi i tij i vjetër e lejoi atë të bashkohej me skuadrën e Erik ten Hag, në mënyrë që të mësohej me stërvitjet e nivelit elitar, ndërsa transferimi i tij do të ndodh diku tjetër.

Sipas The Mirror, Eriksen do të vulosë rikthimin e tij në Ligën Premier, duke u bashkuar me Brentford, pasi tashmë janë kryer edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Yllit danez i duhet vetëm të kalojë testet mjekësore me ‘Bletët’ për të përfunduar lëvizjen e tij, e cila mund të konfirmohet brenda 72 orëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version