Sipas raporteve të fundit, Christian Eriksen do të duhet të presë së paku gjashtë muaj para se të luajë përsëri për Interin dhe mund të përjashtohet përgjithmonë nga Serie A pas arrestit të tij kardiak.
Reprezentuesi danez u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes ndaj Finlandës muajin e kaluar në Euro 2020 dhe duhej të ringjallej në fushë me CPR (reanimacion kardiopulmonar) dhe më pas t’i vendoset një defibrilator.
Ai u dërgua në spital, ku iu implantua një defibrilator miniaturë, por mjekët në Itali kanë paralajmëruar se askujt me atë pajisje nuk do t’i jepet e drejta për të luajtur në Serie A.
Ndërsa ligat e tjera kanë specifikime të ndryshme, Federata Italiane nuk do të lejojë lojtarët me një defibrilator të implantuar kardioverter të luajnë në mënyrë profesionale.
Nëse gjendja e zemrës së Eriksen u shkaktua nga një inflamacion i përkohshëm, atëherë implanti mund të hiqet dhe ai mund të rifillojë karrierën e tij në Serie A për Interin.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, koha e marrë për testet dhe heqjen e implantit është të paktën gjashtë muaj.
Pra, ndërsa Eriksen pritet të vijë në Milano javën e ardhshme për para-sezonin me Interin, ai me siguri nuk do të luajë deri të paktën në shkurt të vitit 2022, nëse lejohet të luajë.
29-vjeçari është nën kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/