Telegrafi

Eriksen stërvitet në Zvicër, synon rikthimin në futboll në Ligën Premier ose Eredivisie

Mesfushori i liruar i Interit, Christian Eriksen është aktualisht në Zvicër duke u përgatitur për të rifilluar karrierën e tij të futbollit.

Reprezentuesi danez ka ndërprerë kontratën e tij me Interin me pëlqim të dyanshëm pasi atletët që përdorin aparate ndihmëse në zemër nuk mund të garojnë në Itali.

Megjithatë, Eriksen nuk synon ta mbyll përfundimisht karrierën si futbollist, pasi tashmë ka filluar ushtrimet e lehta.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi konfirmon ndërprerjen e kontratës me Eriksenin

Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Tottenhamit ka ambicie për të rifilluar karrierën e tij dhe favorizon një rikthim në Angli ose Holandë pas Vitit të Ri.

Në Zvicër, Eriksen po përdor ambientet e klubit FC Chiasso dhe po stërvitet në fushat e tyre këtë javë.

Mesfushori është parë duke bërë disa ushtrime vrapimi pas top, por edhe disa tjera me top. /Telegrafi/