Site icon Telegrafi

Eriksen shpërblehet nga UEFA për paraqitjen magjike përballë ekipit serb

Danimarka e eliminoi Serbinë nga Euro 2024, pasi e ndali në barazimin pa gola në ndeshjen e luajtur në Grupin C.

Danezët ishin fantastik në këtë takim, përballë një ekipi që luajti vetëm në defanziv dhe nuk pati asnjë goditje në portë.

Christian Eriksen që është lojtari i ndeshjes, së bashku me bashkëlojtarët e tij tentuan me dhjetëra herë të shënonin, por serbët mbroheshin me të gjithë lojtarët mbrapa.

Lexo po ashtu Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Mesfushori megjithatë ishte në krye të detyrës së tij, duke 71 për qind të pasimeve të sakta, vrapoi për 11.6 kilometra, ndërsa shpejtësinë e kishte 28.7.

Danimarka kaloi në mesin e 16 më të mirave, ndërsa do të përballet me Gjermaninë nikoqire. /Telegrafi/

Exit mobile version