Site icon Telegrafi

Eriksen rikthehet në një ndeshje zyrtare pas tetë muajve, pritet me ovacione debutimi i tij me Brentfordin në Ligën Premier

Ylli danez, Christian Eriksen është rikthyer të luajë në një ndeshje zyrtare pas plot tetë muajve nga arresti kardiak që e përjetoi në Euro 2020.

Eriksen pati një arrest kardiak në Euro 2022 gjatë ndeshjes së parë të grupeve që Danimarka ishte duke e luajtur ndaj Finlandën.

Mesfushori danez ishte për 15 minuta thuajse i vdekur në fushë, por arriti të shpëtohet pas disa intervenimeve të doktorëve në fushë.

Lexo po ashtu “U largova nga kjo botë për pesë minuta”, Eriksen reflekton mbi përvojën afër vdekjes

Megjithatë, Eriksen pati nevojë për të vendosur një difibrilator në zemër, pajisje e cila i rregullon rrahjet e zemrës.

Kjo bëri që danezi të largohet nga Inter përfundimisht në dhjetor nga Interi, pasi Serie A nuk lejon që një lojtar të luajë me atë pajisje.

Eriksen më vonë u transferua si lojtar i lirë të klubit anglez, Brentford, dhe deri tani ka luajtur disa ndeshje miqësore.

Por, sot (e shtunë), Eriksen ka debutuar zyrtarisht në një ndeshje zyrtare në Ligën Premier.

Danezi u inkuadrua në minutën e 52-të të ndeshjes ndaj Neëcastle United, e vlefshme për javën e 27-të në kampionatin anglez.

Inkuadrimi i tij në lojë mori shumë ovacione nga tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version