Site icon Telegrafi

Eriksen pritet të përfundojë transferimin te Man Utd deri në fund të kësaj jave

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se do të sigurojë këtë javë mesfushorin danez Christian Eriksen.

Ylli danez, i cili ende po diskuton kushtet dhe po kalon testet mjekësore, ka të ngjarë të bashkohet me ekipin gjatë turneut të tyre para-sezonal pasi të nënshkruajë kontratën.

Sipas ESPN, nuk ka probleme me nënshkrimin e Eriksen, por me kohëzgjatjen e testeve mjekësore për shkak të gjendjes së zemrës që e bëri atë të bie pa ndjenja gjatë një ndeshjeje të Danimarkës në Euro 2020 verën e kaluar.

Lexo po ashtu Man Utd ka siguruar shërbimet e Eriksen, për danezin planifikohen kontrolle të rrepta mjekësore

Megjithatë, Unitedi shpreson të përfundojë nënshkrimin në ditët në vijim.

Ata po planifikojnë të prezantojnë Eriksenin si një nënshkrim të ri diku këtë javë.

Unitedi është gjithashtu pranë sigurimit të nënshkrimit të Lisandro Martinez nga Ajaxi për një shifër rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version