Site icon Telegrafi

Eriksen pritet të kthehet javën tjetër te Interi për teste të mëtejshme mjekësore para sezonit të ri

Mesfushori i Interit dhe Danimarkës, Christian Eriksen thuhet se do të kthehet në Milano javën e ardhshme për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

29-vjeçari pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë përplasjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës më 12 qershor.

Ish-ylli i Tottenham Hotspur u desh të operohej dhe të vendoste një defibrilator kardiovertet në zemër, por karriera e tij në Serie A do të mbarojë nëse pajisja është e përhershme.

Lexo po ashtu Eriksen ka vendosur defibrilator kardioverter, por karriera e tij në Serie A është në rrezik

Çdo sport kontakti është i ndaluar në Itali të luhet me një pajisje të tillë të vendosur në trup, por është e mundur që Eriksen të vazhdoj të luajë në ligat tjera.

Sipas gazetës Tuttosport, Eriksen do të jetë në Milano javën e ardhshme për të takuar shokët e tij të skuadrës, trajnerin e ri të Interit, Simone Inzaghi dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

“Unë gjithashtu fola me Eriksen para Euro 2020, jo më pas. Unë i besova. Interi bëri një punë të mirë në nënshkrimin e Calhanoglu, i cili është një lojtar i rëndësishëm. Eriksen ka kohë të kthehet, ne po e presim me krahëhapur”, ka deklaruar Inzaghi.

Lexo po ashtu Tifozët e Interit i këndojnë Eriksenit teksa prisnin ekipin për stërvitje në Appiano Gentile

UEFA e ka ftuar Eriksenin të marrë pjesë në finalen e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë që luhet në stadiumin Wembley këtë mbrëmje.

Tifozët e Interit i dhanë nderime lojtarit të tyre duke kënduar jashtë fushës stërvitore të klubit, teksa ekipi po vinte për të kryer përgatitjet para-sezonale. /Telegrafi/

Exit mobile version