Site icon Telegrafi

Eriksen për gjestin e tifozit që në mes të ndeshjes i kërkoi fanellën: Kurrë më parë nuk e kam provuar këtë ndjesi

Christian Eriksen (Foto Lars Poulsen)

Kosova në momentet të fundit të ndeshjes është privuar prej fitores kundër Danimarkës.

Danezët barazuan rezultat 2:2 në kohën shtesë kundër “dardanëve” në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Christian Eriksen ishte ylli kryesor i danezëve, gjë që dëshmoi edhe me futjen e dy tifozëve që dëshironin ta takonin idhullin e tyre.

Futbollisti ka folur pas takimit duke treguar emocionet e para rreth ngjarjes që kurrë më parë nuk i kishte ndodhur në jetë.

“Nuk e kam provuar kurrë më parë. Doli nga askund dhe ishte shumë e veçantë”, shpjegon mesfushori i Tottenham Hotspurs.

“Ishte mjaft zbavitëse për ta provuar një herë. Prandaj mos u shqetësoni për tifozët që futen në fushë. Tani shpresoj se kjo nuk do të ndodhë përsëri”, tha danezi duke shtuar se “ai më kërkoi fanellën, por unë ia dhashë një ushtari danez i cili ishte gjithashtu në stadium”.

Kur u pyet nëse e ndjeu veten për një momenti si Cristiano Ronaldo dhe Lionell Messi, futbollisti nuk hezitoi të thoshte se ashtu u ndje.

“Po, edhe mendova kështu, dhe po pyesja nëse do të më pëlqente. Jo, aspak. Ishte e veçantë”, tha ai.

Kur tifozi i ri la fushën dhe mendohej se ndeshja mund të vazhdonte, një tjetër i ri hyri në fushë, i cili shpejt u largua nga fusha.

Ndryshe, Danimarka fushatën për kualifikim në kampionatin evropian të vitit 2020 do ta nis kundër Zvicrës. /Telegrafi/

Exit mobile version