Zinedine Zidane ditë më parë është rikthyer në krye të Real Madridit.
Trajneri francez ka një mision të vështirë për ta rikthyer përsëri klubin madrilen në maje të futbollit evropian.
Transferimi i parë i Los Blancos ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku kanë transferuar brazilianin Militao nga Porto.
Por objektivi kryesor i Zidanes mbetet mesfushori danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta madilene Marca, Zidane dëshiron transferimin e Eriksenit në verë dhe këtë ia ka bërë të qartë presidentit Perez.
Kampioni në fuqi i Evropës, për ta transferuar danezin duhet të paguajë mbi 100 milionë euro klubin anglez Tottenham. /Telegrafi/