Koha e Christian Eriksenit te Tottenham Hotspuri është thuajse pranë përfundimit – raporton Evening Standard.
Spursat janë të interesuar që t’i dëgjojnë ofertat për shërbimet e mesfushorit danez në afatin kalimtar të janarit.
Klubi anglez është i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin për më pak se 40 milionë funte (47 milionë euro), përkundër se gjatë verës e vlerësonte këtë lojtar sa dyfishi i kësaj shume.
Mirëpo, Tottenhami do të përpiqet ta shesë, duke qenë se nuk dëshiron ta humbë me parametrat zero kur t’i përfundojë kontrata.
Trajneri Jose Mourinho ka refuzuar të flasë për gazetarët lidhur me të ardhmen e Eriksenit, të cilin do ta jetë në dispozicion në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/