Telegrafi

Eriksen: Lucas Moura meriton një statujë në Angli pasi e dërgoi Tottenhamin në finale

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Christian Eriksen nuk ka pasur fjalë për ta përshkruar ndjenjën e kualifikimit të Tottenham Hotspur në finale të Ligës së Kampionëve, teksa ka shprehur keqardhje për Ajaxin e ka uruar bashkëlojtarin e tij, Lucas Moura, i cili realizoi het-trik.

Spursat pësuan 0-1 në Londër, mirëpo fituan 3-2 në Amsterdam për të siguruar pjesëmarrjen në finalen e 1 qershorit në Madrid.

Lexo po ashtu Dramë e madhe në ‘Johan Cruyff Arena’ - Tottenham shënon në aksionin e fundit për të kaluar në finale

“Ishte një ndeshje e pabesueshme, ishim vërtet shumë prapa, u përpoqëm të riktheheshim, kishim fat, më vjen keq për Ajaxin, zhvilluan ndeshje të mirë kundër nesh, sot (e mërkurë) ne krijuam më shumë raste, luajtëm më mirë, është një çlirim, kemi luftuar për këtë, është një ëndërr të jesh në finale”.

“Nuk ishte një lojë taktike, ishte një luftë dhe një paraqitje me zemër, zemra dhe Lucas Moura, falë tij e fituam ndeshjen, ai e meriton më së shumti”.

“Shpresoj t’ia bëjnë një statujë në Angli për këtë arritje, jemi të mahnitur, nuk kam fjalë që ta përshkruar, më vjen keq për Ajaxin, por në fund duhet të mendojmë për veten”, ka deklaruar mesfushori danez. /Telegrafi/