Site icon Telegrafi

Eriksen ka arritur në Milano, takohet me shefin e Interit

Media të ndryshme në Itali raportojnë se Christian Eriksen është kthyer në Milano dhe tashmë është takuar me shefin ekzekutiv të Interit, Giuseppe Marotta.

Sky Sport dhe Il Corriere dello Sport njoftojnë se danezi ka arritur të martën në qytetin e Milanos dhe është takuar me drejtorin e klubit para se t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore.

Kujtojmë që mesfushori humbi ndjenjat në fushë si pasojë e një sulmi në zemër gjatë ndeshjes së ‘Euro 2020’ ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës më 12 qershor.

https://telegrafi.com/eriksen-te-jete-jashte-fushave-edhe-per-te-pakten-gjashte-muaj/

29-vjeçarit i është vendosur një defibrilator i zemrës, mirëpo nuk mund të luajë në Serie A derisa t’i hiqet pajisja.

Lexo po ashtu Eriksen do të jetë jashtë fushave edhe për të paktën gjashtë muaj

Nerazzzurrët kanë thënë se janë në pritje të ekzaminimeve mjekësore për situatën e Eriksenit, megjithëse klubi e transferoi Hakan Calhanoglun me parametrat zero, për ta zëvendësuar danezin. /Telegrafi/

Exit mobile version