Telegrafi

Eriksen: Interi më bëri të ndihem i dëshiruar përsëri

Christian Eriksen ka thënë se Interi i ka kthyer një vullnet më të madh për futbollin dhe të ndihet i dëshiruar përsëri.

Mesfushori danez u largua në janar nga Tottenham Hotspuri, duke kaluar te Nerazzurët.

“Kam vrapuar vetëm në parkingut përdhes të ndërtesës dhe e kam llogaritur se hapësira ishte vetëm 35 metra. Nuk e kam prekur topin për shtatë javë”, ka thënë Eriksen.

“Kjo është periudha më e gjatë në jetën time pa topin dhe ka filluar të më mungoj”.

“Kalimi në Inter ishte i duhur për mua, sepse ky klub ishte i etur për të më pasur dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar për ta kuptuar se është i dëshiruar.

Lexo po ashtu Christian Eriksen u detyruar të largohet nga hoteli i Interit shkaku i coronavirusit - tani jeton përkohësisht në një banesë

“Nënkuptoi se Interi bëri gjithçka për të më pasur mua”, ka shtuar më tej danezi.

Eriksen iu bashkua skuadrës italiane në janar dhe i ka bërë vetëm tetë paraqitje për zikaltrit para se futbolli të pezullohej shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/