Christian Eriksen ka thënë se Interi i ka kthyer një vullnet më të madh për futbollin dhe të ndihet i dëshiruar përsëri.
Mesfushori danez u largua në janar nga Tottenham Hotspuri, duke kaluar te Nerazzurët.
“Kam vrapuar vetëm në parkingut përdhes të ndërtesës dhe e kam llogaritur se hapësira ishte vetëm 35 metra. Nuk e kam prekur topin për shtatë javë”, ka thënë Eriksen.
“Kjo është periudha më e gjatë në jetën time pa topin dhe ka filluar të më mungoj”.
“Kalimi në Inter ishte i duhur për mua, sepse ky klub ishte i etur për të më pasur dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar për ta kuptuar se është i dëshiruar.
“Nënkuptoi se Interi bëri gjithçka për të më pasur mua”, ka shtuar më tej danezi.
Eriksen iu bashkua skuadrës italiane në janar dhe i ka bërë vetëm tetë paraqitje për zikaltrit para se futbolli të pezullohej shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/