Christian Eriksen dhe Mathias Jorgensen i kanë përshëndetur pas ndeshjes disa ushtarë të KFOR-it danez që ishin të pranishëm.
Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës ishte miqësore dhe solli shumë gjëra të bukura si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Ndeshja u mbyll 2-2 duket bërë që të dy skuadrat të ndahen të kënaqura me këtë rezultat.
Përveç pak tifozëve danez që kishin urdhëruar nga shteti i tyre, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishin të pranishëm edhe disa ushtarë të KFOR-it danez.
Ata u pritën mirë nga tifozët vendas.
Pas ndeshjes dy ushtarë kishin fatin që t’i fitonin fanellat e Christian Eriksen dhe Mathias Jorgensen.
Lojtarët i përshëndetën ushtarët pas ndeshjes. /Telegrafi/