Telegrafi

Eriksen: Conten e kuptoj më mirë tani, Scudetto ishte njëra nga fjalët e para që mësova

Christian Eriksen ka thënë se ‘Scudetto’ ishte njëra nga fjalët e para që mësoi në Inter dhe zbuloi se ‘mirëkuptimi’ midis tij dhe trajnerit Antonio Conte është përmirësuar tashmë.

Reprezentuesi danez kishte një fillim të vështirë në Milano, por gradualisht është vendosur te Nerazzurrët dhe tha se italishtja e tij po bëhet më mirë tani.

“Po shkoj mirë me italishten. Jo shumë, por mirë”, ka thënë fillimisht Eriksen për DAZN.

“Scudetto ishte njëra nga fjalët e para që mësova, por ne mund ta ëndërrojmë vetëm derisa ta fitojmë atë”.

Ish-ylli i Tottenham Hotspur tha se e njeh trajnerin Conte ‘më mirë’ pas më shumë se një viti në Pinetina dhe foli për ndryshimin e pozitës së tij në fushë.

“Nuk e di nëse është një Eriksen i ri apo i vjetër që luan pak më shumë. Në sistemin aktual unë luaj pak më mbrapa, kështu që jam më i përfshirë në situata mbrojtëse”.

“Duhet të jem gati për ndërhyrje ose për ta rikthyer topin. Padyshim, unë zakonisht luaja më avancuar dhe duhej të adaptohesha”.

“Unë gradualisht mësova dhe tani e di shumë mirë se si duhet të luaj. Jam këtu për një vit tani dhe çdo ditë bëjmë atë që trajneri kërkon nga ne”.

“Conte dhe unë duhej të njiheshim me njëri-tjetrin. Tani, ai më njeh mua, dhe unë e njoh atë më mirë. Kjo e bën më të lehtë për të kuptuar se si të luhen ndeshje të caktuara”.

“Ju mund ta shihni se është ndryshe nga më parë, kur Marcelo Brozovic ishte pak i vetmuar. Varet nga trajneri që të vendosë pozicionet tona”.

“Nëse e shihni, ne nuk luajmë ashtu në të gjitha ndeshjet. Kjo gjithashtu varet nga kundërshtari dhe si mund t’i lëndojmë ata”, përfundoi ylli danez. /Telegrafi/