Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri për objektivat e sezonit të ardhshëm.
Niko Kovac nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit bavarez dhe kështu do të largohet në fund të kampionatit gjerman.
E përditshmja gjermane, BILD, shkruan sot se rekordmeister tashmë kanë gjetur një zëvendësues të trajnerit kroat.
Sipas pretendimeve të tyre, udhëheqësit e Bayernit po konsiderojnë seriozisht angazhimin e trajnerit të Ajaxit, Erik Ten Hag, strategu i cili në mënyrë fantastike po e udhëheq gjigantin nga Amsterdami.
https://twitter.com/Bayern_mania/status/1123232611286036480
Holandezi po e udhëheq drejt finales së Ligës së Kampionëve, Ajaxin dhe loja e ekipit të tij po kënaq absolutisht futbolldashësit.
Është interesante se trajneri holandez ka punuar tashmë në Bayern. Ai udhëhoqi ekipin rezervë për dy vjet, 2013-2015 ndërsa me Ajaxin ka kontratë valide deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ndryshe, Bayerni këtë vit si objektiv kryesore kishte ligën elitare evropiane për klube por u eliminua nga Liverpooli. /Telegrafi/