Eric Martin, vëllai i këngëtarit portorikan, Ricky Martin , ka përdorur rrjetet sociale për ta mbështetur atë pas shfaqjes së akuzave për dhunën në familje dhe incest të nipit të tyre.
Eric vazhdoi duke thënë se vetëm për shkak se dikush merr një urdhër mbrojtës sipas këtij statuti, nuk do të thotë domosdoshmërisht se viktima e supozuar po thotë të vërtetën.
Ai mendon se faktet duhet të verifikohen tërësisht.
Teksa deklaroi se është në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, dyshon në thëniet e nipit të tij.
Ai e identifikoi atë si Dennis Yadiel Sanchez , i cili është 21 vjeç.
Eric ruan pafajësinë e vëllait të tij dhe në një moment flet drejtpërdrejt me të, duke iu drejtuar si Denis dhe duke i thënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Marty Singer, avokati i Ricky Martin ka thënë për TMZ thuajse të njëjtat deklarata.
#RickyMartin’s family, via his brother Eric Martin, while stating they are “in favor of justice, always,” have raised concerns RE the veracity of the claims, noting Dennis Yadiel Sánchez Martin has a lifelong history of diagnosed mental health illness.pic.twitter.com/Ow2HPp0iRr
— House of Receipts (@houseofreceipts) July 15, 2022
“Për fat të keq, personi që e bëri këtë po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij”.
Më pas ai vazhdoi: “Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën që i nevojitet kaq urgjentisht. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të shqyrtohet sapo një gjykatës të shikojë faktet”. /Telegrafi/