Një nga shuterët më të mirë në botë nga ekipi i Houston Rockets, e ka fituar garën për tri pikë në kuadër të javës All Star që po mbahet në New Orleans.
Në mesin e garave që u zhvilluan mbrëmjet e kaluara para ndeshjes All Star që mbahet të dielën pas mesnatës, ishte edhe gjuajtja për tri pikë.
Qysh në rrethet e para u diskualifikua një nga favoritët Klay Thompson, i cili bëri më pak pikë se Kyrie Irving dhe Eric Gordon.
Në rrethin e fundit kryesor dhe final ishte Kyrie Irving ai që u pëball me Eric Gordon, ku Irving bëri 18 pikë, kurse Gordon arriti që me 23 pikë të përfundojë garën duke e fituar këtë garë, shkruan Telegrafi.
Gordon në të gjitha roundet realizoi 20 ose më shumë pikë duke treguar supremacinë në këtë kategori.
Fitorja e Gordon është e befasishme pasi edhe këtë vit favorit ishte Klay Thompson. /Telegrafi/
Video e plotë nga gara për tri pikë në All Star New Orleans 2017:
https://www.youtube.com/watch?v=2j4qbZ0Qny8