Site icon Telegrafi

Eric David: E drejta për vetëvendosje nuk është e zbatueshme në kontestin për emrin

Në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, një nga profesorët më të kualifikuar të ligjit belg të Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB), Eric David, ka pranuar të japë mendim të jashtëm ekspert për përmbajtjen e marrëveshja së Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profesori, i cili në nivel personal beson se “kërkesat greke janë të ekzagjeruar”, nuk sheh asnjë kërcënim për popullin maqedonas të kësaj Marrëveshjeje dhe nuk pajtohet me akuzat se është shkelur e drejta për vetëvendosje të popullit të Maqedonisë, sepse në rastin e emrit ky koncept nuk është i zbatueshëm, shpjegon ai.

Në mosmarrëveshjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, nuk bëhet fjalë për çështje territoriale, as kontekstit kolonial apo parakolonial.

“Mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë nuk është problem i pavarësisë, Greqia kurrë nuk ka administruar Maqedoninë Veriore, kështu që pretendimet e emrit të Greqisë nuk cënojnë në asnjë rast të drejtën për vetëvendosje të popullit të Maqedonisë, thotë Eric David.

Ai gjithashtu e pranoi se ky kontest, megjithatë është unik dhe është një lloj precedenti në të drejtën ndërkombëtare sepse mbrojtja e emrave ekziston vetëm në fushën tregtare, por jo edhe në fushën kulturore.

“Unë personalisht besoj se kërkesa greke është e tepruar dhe mendoj se kjo marrëveshje, e cila e riemëron shtetin në Maqedoni Veriore, është në të vërtetë një kompromis i shkëlqyeshëm midis dy palëve. Maqedonia Veriore merr pajtushmëri sepse emri është i njohur dhe identifikohet më mirë gjeografikisht. Dhe grekët janë të kënaqur me faktin se Maqedonia Veriore nuk është Greqi”, tha David./Telegrafi/

Exit mobile version