Manchester United është kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës duke e mposhtur Romën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 8-5.
Kjo ka mjaftuar që ta rezervojnë një vend në Gdansk, ku do të përballen me Villarrealin.
Dyshja në qendrën e mbrojtjes të United ishin Eric Bailly dhe Harry Maguire.
Bailly është një tifoz i preferuar të United për shkak të stilit të tij të lojës, pasi shpesh ai është me të vërtetë i paparashikueshëm dhe shpesh i bën tifozët e futbollit të qeshin.
Dhe prodhoi një moment të tillë komik edhe në pjesën e parë kundër Romës.
27-vjeçari mori topin afër zonës së tij, duke dribluar dhe ecur para. Bailly në disa momente dukej sikurse Lionel Messin me ecjen e tij me tok, duke arritur deri te zona e Romës.
https://twitter.com/NoContextBailly/status/1390389082879102986
Edhe pse ai kishte shokë të ekipit hapur në të dy krahët pasimi i tij ishte shumë i dobët.
Një moment komik që nuk ka lënë pa u vënë re nga fansat. /Telegrafi/