Site icon Telegrafi

Eric Bailly arrin në spital duke lëvizur me karrocë, futbollisti ka pësuar lëndim të rëndë

Eric Bailly u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pas një turneu para sezonal në Azi. Edhe pse fituan në të gjitha ndeshjet dhe shfaqen paraqitjet të shkëlqyeshme para fillimit të sezonit, Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadra kanë paguar një çmim për përgatitjet.

Eric Bailly, i cili është lojtar startues i mesfushës, u lëndua në një ndeshje kundër Tottenham Hotspur (1:2) dhe u kthye në qytetin e Manchesterit.

Trajneri i klubit anglez duket tejet i mërzitur dhe i tronditur teksa lojtari po e braktiste fushën me ndihmën e barelave.

Gjatë ditës së sotme futbollisti u pa teksa lëvizte me ndihmën e karrocës si dhe patericave, e cila na sugjeron se është lënduar tejet shumë kolumbiani.

Kjo do t’i detyrojë Djajtë e Kuq që të bëjnë lëvizje në transferimin e mbrojtësit të Leicester Cityt, Harry Maguire, i cili pritet t’i kushtojë mbi 80 milionë euro.

Ndryshe, futbollisti gjatë vitit të kaluar ka munguar në 34 ndeshjet e sezonit të kaluar shkaku i lëndimeve të këmbëve. /Telegrafi/

Exit mobile version