Telegrafi

Ergys Kaçe titullar te Panathinaikosi

Vetëm në ditën e fundit të tregut të transferimeve dimëror u zgjidh gjithçka për mesfushorin Ergys Kaçe.

Por, duket se ka qenë një prej më të kërkuarve nga trajneri i Panathinaikos, Marinos Ouzounidis.

Ai e ka aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Panetolikosit, ndërsa mesfushori kuqezi qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

Kaçe u largua nga PAOK-u në huazim, me synimin për të gjetur sa më shumë hapësira, për të ruajtur vendin në kombëtaren e Christian Panucci dhe duket se aventura në kryeqytetin helen ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Korçari mbajti në shpinë fanellën me numrin pesë, në këtë takim që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa bëri një paraqitje të mirë, duke marrë edhe vlerësimet e mediave greke.

Lojtari shqiptar shuhet për teknikën dhe lëvizjet e shpejta. /TCh/