Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori, me anë të një postimi në Instagram.
“Ndjenja më e bukur në botë!”, shkruan Kaçe bashkangjitur fotos me të porsalindurën, të cilën e quan “Princeshën e tij”.
22 – vjeçari, i cili luan me ekipin grek të PAOK dhe partnerja e tij, Maria Shkullaku janë bashkë prej 3 vitesh.
Aktualisht ata jetojnë në Selanik./Telegrafi/