Ergi Dini ka humbur jetën në një aksident tragjik në Tiranë.
Ai ishte vëllai i këngëtares shqiptare, Barbana Dini, e cila u bë e njohur me ripërpunimim e këngës ‘Thërret Prizreni’.
Këta të dy para dy ditësh ishin në një udhëtim në kryeqytetin italian të Romës, ku edhe publikuan edhe disa fotografi në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Fituesi i X Factor Albania, vetëm tre orë para se të ndërronte jetë, kishte bërë të ditur se së shpejti do të sillte këngën më të re.
Ndryshe, shumë këngëtarë shprehen dhimbjen e tyre me humbjen e Dinit, duke përfshirë edhe mentoren, Altuna Sejdiu-Tuna. /Telegrafi/