Telegrafi

Ergi Dini përcillet për në banesën e fundit, familjarët nuk e përmbajnë dot veten (Foto)

Është ndarë nga jeta mbrëmë (e hënë) artisti i ri Ergi Dini, njëherit fituesi i “X Factor Albania 3”.

Një aksident tragjik e mori jetën 24 vjeçarit, duke lënë të pikëlluar përherë familjarët e tij.

Sot (e martë) në orën 15:30 këngëtari është përcjellur për në banesën e fundit, gjersa familjarët nuk e kanë përmbajtur dot veten nga humbja e papritur e tij.

Lexo po ashtu Poezia e ndjerë e babait të Ergit pas vdekjes së të birit

Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit në Shkodër.

Ergi ka lënë pas disa projekte muzikore shumë të suksesshme, ndër to këngët: “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj. /Telegrafi/

Momente nga ceremonia e varrimit. Foto: Prive.