Është ndarë nga jeta mbrëmë (e hënë) artisti i ri Ergi Dini, njëherit fituesi i “X Factor Albania 3”.
Një aksident tragjik e mori jetën 24 vjeçarit, duke lënë të pikëlluar përherë familjarët e tij.
Sot (e martë) në orën 15:30 këngëtari është përcjellur për në banesën e fundit, gjersa familjarët nuk e kanë përmbajtur dot veten nga humbja e papritur e tij.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit në Shkodër.
Ergi ka lënë pas disa projekte muzikore shumë të suksesshme, ndër to këngët: “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj. /Telegrafi/