Site icon Telegrafi

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë

Të martën në Komunën e Pejës janë shkaktuar dëme, si pasojë e erërave të fuqishme. Disa fshatra të Pejës kanë mbetur pa energji elektrike, teksa nga Komuna dhe KEDS-i, është bërë e ditur se ekipet janë në teren për t’i evituar dëmet. E në fshatin Berestovik është dëmtuar fusha sportive.

Erërat e fuqishme mbrëmjen e së martës, shkaktuan dëme në Komunën e Pejës.

Nga këto erëra, u dëmtua fusha sportive ne fshatin Berestovik të Pejës.

U shkaktuan edhe dëme të tjera. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar. Si pasojë e kësaj disa fshatra të Pejës kanë mbetur pa energji elektrike deri sa janë evituar problemet.

Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmendi disa nga dëmet që janë shkaktuar. Sipas tij, ato janë të konsiderueshme.

“Tashmë jemi duke pranuar edhe informatat për dëmet private jo vetëm ato publike. Besojmë se deri në fund të ditës ose më së largu nesër do të kemi një raport përfundimtar për dëmet. Dëme të konsiderueshme kemi pasur edhe në rrjetin e energjisë elektrike për çka qytetarët kanë bartur pasojat”, tha për RTV Dukagjinin, Durim Shermeti.

Sheremeti shtoi se ekipet janë në teren për t’i evidentuar dëmet, përcjell Telegrafi.

“Komuna e Pejës e ka një drejtori enkas për këto probleme dhe tashtë ata janë në terren duke fotografuar pasojat për të bërë një raport për evidentim të dëmeve”, shton më tej Durim Shermeti.

Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin ka thënë se ekipet janë ne terren duke i rregulluar ne vazhdimësi prishjet. Sipas Buzhalës, gjysmës se konsumatoreve tashme i është rikthyer energjia elektrike.

Poashtu siç ka njoftuar KEDS-i, probleme me rrjetin elektrik kanë edhe komunat si Prizreni dhe Gjakova./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version