Site icon Telegrafi

Erërat e fuqishme që frynin me 180 kilometra në orë, “marrin me vete” kulmin e një shkolle të mesme në Kroaci

Një stuhi e fortë mbrëmë ka shkatërruar edhe Sllavoninë në Kroaci.

Në afërsi të Zhupanjës, në Gradishtë, mes orës 18 dhe 19, është regjistruar një erë me shpejtësi prej 180 km/h.

Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se si era “merr me vete” kulmin e shkollës së mesme të Zhupanjës, transmeton Telegrafi.

Zëri i Sllavonisë raporton se njësitë e qarqeve të tjera me shumë gjasa do t’u vijnë në ndihmë banorëve të Zhupanjës, për të riparuar sa më shpejt dëmtimet në çati sepse është paralajmëruar sërish reshje shiu.

Komandanti i zjarrfikësve të qytetit të Zhupanjës, Vlladimir Balentoviq, tha se zjarrfikësit kanë marrë rreth njëqind thirrje nga qytetarët në një kohë të shkurtër.

Balentoviq tha mbrëmë se po i rregullojnë thirrjet sipas prioriteteve dhe se do të jenë në terren gjatë gjithë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version