Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes në rrugët për shkak të erërave të fuqishme.
Komuna në një postim në Facebook u bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria”.
Lexoni të plotë postimin:
Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.
Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:
0800 112 33 ose
0800 112 44. /Telegrafi/