Telegrafi

Erërat e fuqishme, aeroplani dështon të aterrojë – piloti u desh të merrte “vendimin e sekondave të fundit” (Video)

Ky është momenti dramatik që një aeroplan u përballë me stuhinë Ali, e cila përfshiu pjesë të Britanisë së Madhe, gjatë ditës së mërkurë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, stuhia me shpejtësi 102mph goditi ishujt britanikë dhe vrau dy njerëz.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, mes paralajmërimeve të shiut dhe erës së madhe përsëri sot.

Ndërkohë, efektet e një stuhie të tillë gjithsesi që janë ndier edhe tek fluturimet e aeroplanëve.

Këtë e dëshmojnë edhe disa pamje të cilat thuhet se tregojnë aeroplanin e Ryanair i cili duhej të ndërpriste një ulje kur u përballë me erërat e fuqishme, derisa po tentonte aterrimin.

Bëhet fjalë për momentin kur piloti u xhirua duke u përpjekur të aterronte aeroplanin rreth orës 9.50 të paradites nga Brukseli në aeroportin e Dublinit, por mori “vendimin e sekondave të fundit” për të vazhduar fluturimin.

E udhëtarja Kirsten Jongberg tha se ishte fluturimi më i keq i jetës së saj.

“Kishte shumë ulërima nga udhëtarët, por pilotët na aterruan në mënyrë të sigurt në përpjekjen e dytë”.

Në atë kohë, Dublini u godit me erëra prej 90mph dhe znj. Jongberg shtoi se kur aeroplani më në fund arriti të aterronte, megjithatë vazhdonte të “tundej” si një anije në një stuhi të madhe. /Telegrafi/