Site icon Telegrafi

Erërat e forta i vënë në lëvizje, momenti kur jahti i gruas së Steve Jobs të ndjerë përplaset me atë të miliarderit meksikan në brigjet italiane

Një video amatore shfaq momentin kur jahti prej 140 milionë dollarësh në pronësi të gruas së të ndjerit Steve Jobs, përplaset me një anije tjetër që është në pronësi të miliarderit meksikan.

Në këtë përplasje është përfshirë jahti 78-metërsh Venus, në pronësi të gruas së themeluesit të Apple, Laurene Powell Jobs, si dhe jahti Lady Moura prej 105 metrave që e posedon biznesmeni meksikan Ricardo Salinas, transmeton Telegrafi.

Këto dy jahte që në total kushtojnë 265 milionë dollarë, u përplasën kur erërat e forta goditën brigjet italiane të Napolit.

Videoja e postuar në rrjetet sociale e filmuar nga Lady Moura, shfaq momentin kur dy anijet përplasen – derisa ekuipazhi vazhdimisht bërtiste dhe bënte thirrje për intervenim.

Që të dyja anijet ishin të ankoruara kur ndodhi incidenti, por ishin erërat e forta që i vënë në lëvizje dhe erdhi deri përplasja. /Telegrafi/

Exit mobile version