Një moment i pazakontë është filmuar me telefon të mençur gjatë ceremonisë së varrimit.
Kufoma që po qëndronte e shtrirë në një pllakë të hekurt, nga erërat e forta u ka rrëshqitur nga duart burrave që po e mbanin dhe ka përfunduar në pishinë, transmeton Telegrafi.
Burrat që po transportonin trupin e pajetë të një burri humbin baraspeshimin për shkak të erërave të forta, dhe në një moment u rrëshqet nga duart dhe bie në pishinë.
Gratë dhe fëmijët që po qëndronin prapa kufomës, fillojnë të bërtasin nga frika me atë që panë çfarë kishte ndodhur.
Ende nuk dihet se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje e pazakontë, ndërsa një rast i ngjashëm disa ditë më parë ka ndodhur në Indonezi. /Telegrafi/