Telegrafi

Erërat e forta të stuhisë Hanna, “marrin me vete” një pjesë të murit të Trumpit përgjatë vijës kufitare me Meksikën

Stuhia Hanna që ka goditur shtetin amerikan të Teksasit, ka marrë “me vete” një pjesë të murit të ndërtuar me iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump, përgjatë vijës kufitare me Meksikën, shkruan Daily Mail.

Videoja e filmuar dhe publikuar në Twitter nga gazetari Yadith Valdez, shfaq punonjësit e ndërtimtarisë duke qëndruar pranë rrethojës, kur befasisht një pjesë e saj shembet dhe bie në tokë, transmeton Telegrafi.

Stuhia ka goditur bregun e Teksasin gjatë të shtunës, kurse është përcjellë me erëra të forta dhe dallgë të trazuara duke kërcënuar më vërshime, e madje edhe me tornado në disa pjesë të këtij shteti.

Stuhia e parë në këtë sezon në Atlantik është shfaqur dy herë brenda një ore, duke u cilësuar kështu si stuhia e kategorisë së parë.

Ai ka goditur rreth 24 kilometra në veri të Port Mensfield, më saktësisht 209 kilometra në jug të Corpus Cristy, i përcjellë me erëra që frynin me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, ka bërë të ditur qendra kombëtare për stuhi në SHBA. /Telegrafi/