Stuhia Hanna që ka goditur shtetin amerikan të Teksasit, ka marrë “me vete” një pjesë të murit të ndërtuar me iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump, përgjatë vijës kufitare me Meksikën, shkruan Daily Mail.
Videoja e filmuar dhe publikuar në Twitter nga gazetari Yadith Valdez, shfaq punonjësit e ndërtimtarisë duke qëndruar pranë rrethojës, kur befasisht një pjesë e saj shembet dhe bie në tokë, transmeton Telegrafi.
Stuhia ka goditur bregun e Teksasin gjatë të shtunës, kurse është përcjellë me erëra të forta dhe dallgë të trazuara duke kërcënuar më vërshime, e madje edhe me tornado në disa pjesë të këtij shteti.
Stuhia e parë në këtë sezon në Atlantik është shfaqur dy herë brenda një ore, duke u cilësuar kështu si stuhia e kategorisë së parë.
Ai ka goditur rreth 24 kilometra në veri të Port Mensfield, më saktësisht 209 kilometra në jug të Corpus Cristy, i përcjellë me erëra që frynin me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, ka bërë të ditur qendra kombëtare për stuhi në SHBA. /Telegrafi/