Site icon Telegrafi

Erërat e forta shkulin me rrënjë pemën gjigante, që për pak sa nuk përfundon mbi nënën dhe foshnjën e saj (Video)

Nga stuhia e fortë që ka goditur shumicën e vendet të Evropës, të paktën 7 persona kanë humbur jetën.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë në Horst të Holandës, shihet se si një grua derisa po shtynte karrocën me vogëlushin e saj për një fije floku i shpëton vdekjes, transmeton Telegrafi.

Erërat e forta që po lëvizin me shpejtësi prej 140 kilometra në orë, kanë bërë që një pemë gjigante të shkulet me rrënjë nga toka dhe pikërisht në ato momente të kalonte kjo nënë me karrocë.

Para se të binte në tokë një pjesë e kësaj peme thyen kulmin e një ndërtese, kurse për pak centimetra nuk përfundon mbi gruan dhe foshnjën e saj.

Për fat të mirë ajo ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta nga degët e pemës, ndërsa lirisht mund të thuhet se është gruaja më me fat në botë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_qBqxz-_cbk

Exit mobile version