Telegrafi

Erërat e forta shkulin reklamën gjigante të drurit dhe bie mbi kalimtarët e rastit, lëndohen katër persona (Video, +18)

Katër persona janë lënduar kur një reklamë gjigante para një qendre tregtare në verilindje të Kinës u shemb.

Reklama e punuar nga druri u shkul nga mbajtëset nga erërat e forta, në qytetin Changchun në provincën kineze Jilin, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të lënduarve janë, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, kurse një më të rënda raportojnë mediat kineze.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur kalimtarët i zë reklama gjigante që shkulet nga erërat e forta dhe bie mbi ata. Për fat të mirë ishte turma e qytetarëve dhe policëve që vrapojnë për t’i ndihmuar.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku dy prej tyre menjëherë janë liruar. /Telegrafi/