Site icon Telegrafi

Erërat e forta shkulin pemën gjigante që përfundon mbi një veturë, shpëton mrekullisht shoferja – kalimtarët filmojnë gjithçka

Një kamerë e vendosur brenda një veture që ishte në lëvizje, ka kapur momentin kur erërat e forta shkulin me rrënjë një pemë gjigante që përfundon mbi një veturë që po lëvizte aty pranë.

Videoja është filmuar në Perth të Australisë, ku pas një natë me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, vjen deri të shkulja e pemës, transmeton Telegrafi.

Në momentin që përfundon mbi veturë pema gjigante, shoferët e vetura tjera që ishin aty ndalen dhe vrapojnë menjëherë për ta ndihmuar shoferin.

Në fund u konstatua se bëhet fjalë për një femër e cila mrekullisht ka shpëtuar, edhe pse dëshmitarët okularë ishin të bindur se ajo ka vdekur – për faktin se pema ishte shumë e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version