Site icon Telegrafi

Erërat e forta rrëzojnë ‘hënën’ në rrugë (Video)

Në Fuzhou të Kinës, erërat e forta e kanë rrëzuar një sferë gjigante në formë të hënës, që ishte vendosur si pjesë e një festivali.

Balona me strukturë plastike dhe mbështjellës nga pëlhura me ngjyrë gri, është shkëputur nga vendi ku qëndronte dhe ka lëvizur nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, një pjesë e trafikut ka ndaluar përkohësisht, ndërsa veturat dhe kalimtarët prisnin që të largohet.

Pas disa momenteve, era e ka hedhura atë tutje pa shkaktuar ndonjë aksident. /Telegrafi/

https://youtu.be/6iPpVAJzVcg

Exit mobile version