Një grua është duke luftuar për jetë pasi është goditur nga tjegullat në kokë gjatë një stuhie të fuqishme që ka prekur qytetet angleze, ku erërat që lëviznin me shpejtësi prej 120 kilometrave në orë po “përpijnë” gjithçka që po u del përpara.
Se moti i ligë ka kapluar gjithë Evropën e dëshmon edhe videoja e publikuar më poshtë, ku shfaqen aeroplanët duke tentuar të aterrojnë por nga erërat e forta detyrohen të manovrojnë që të ulen.
Madje në disa momente aeroplanët duken sikur lodra për fëmijë që lëvizin lirshëm majtas e djathtas. Megjithatë përkushtimi dhe profesionalizimi i pilotëve, bën të gjithçka të përfundojë siç është më së miri.
Pamjet janë filmuar në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe, ndërsa si pasojë e erërave të forta raportohet për dëme të mëdha materiale nëpër lagje të banuara. /Telegrafi/