Telegrafi

Erërat e forta që fryjnë me shpejtësi prej 115 kilometra në orë, bëjnë që aeroplani të mos mund të aterrojë në aeroportin e Londrës (Video)

Stuhia e fuqishme Eric ka goditur këto ditë Britaninë e Madhe, dhe raportohet se erërat me shpejtësi prej 115 kilometra në orë janë duke fryrë, ku si pasojë një person ka humbur jetën kur një pemë u shkul dhe përfundoi mbi të.

Kjo stuhi ka shkaktuar kaos edhe në trafik, ku shumica e rrugëve janë bllokuar duke bërë që të krijohen kolona kilometërshe, transmeton Telegrafi.

Mediat britanike kanë transmetuar një video, ku shihet se si aeroplani detyrohet të bëjë një tentim për ulje emergjente në aeroportin e Londrës, Heathrow. Megjithatë, një gjë të tillë nuk e arriti piloti për shkak të erërave të forta.

Aeroplani i aviokompanisë “British Airways” ishte munduar të aterrojë në pistë, por ishin erërat e forta që e detyruan pilotin ta ngrit sërish në ajër fluturaken edhe pse në një moment rrotat prekin në pistë. /Telegrafi/