Telegrafi

Erërat e forta përmbysin anijen 75-metërshe në portin e Edinburgut – lëndohen disa persona

Anija gjigante 75 metërshe që është në pronësi të bashkëthemeluesit të Microsoft, miliarderit Paul Allen është përmbysur nga erërat e forta në portin e Edinburghut të Skocisë.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe raportohet se disa persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Autoambulanca, zjarrfikës dhe policë të shumtë rrethuan zonën rreth portit në Leith, pasi anija gjigante RV Petrel që përdorej për të gjetur anijet e vjetra të fundosura, u lëkund nga erërat e forta dhe filloi të përmbyset.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale shfaqin anijen duke anuar në njërën anë në një kënd prej 45 shkallë, kurse dy persona po konsiderohen akoma të zhdukur e dhjetë tjerë të lënduar.

Nga qyteti i Edinburgut kanë bërë të ditur se disa persona janë lënduar, kurse brenda anijes besohet se ishin rreth 50 persona.

Në anën tjetër, qytetarëve të asaj zonë u është kërkuar të shmangin daljet e panevojshme derisa situata të vihet nën kontroll. /Telegrafi/