Telegrafi

Erërat e forta përfshijnë Shëngjinin

Erëra të forta kanë përfshirë pasditen e sotme Shëngjinin, duke shkaktuar kështu disa dëme në plazhe.

Në disa video të publikuar nga qytetarët shihet teksa erërat e forta rrëzojnë çadrat dhe shtretërit dhe pushuesit duke braktisur plazhin, transmeton Telegrafi.

Temperaturat kanë shënuar rënie në 12 gradë celsius. Ndërsa gjatë ditëve në vazhdim temperaturat do të sillen rreth 22 gradë celsius.

Lexo po ashtu Moti në Shqipëri, nga 40 gradë celsius temperaturat shënojnë rënie

Theksojmë se temperaturat e larta kanë mbizotëruar në Shqipëri tash e sa ditë, maksimalja e temperaturave kishte arritur deri në 40 gradë celsius./Telegrafi/

 

Shëngjini 🌪🌪Video : Halil Matoshi

Publiée par Meteo Ballkan sur Mercredi 14 août 2019