Erërat e forta kanë ndezur zjarre të shkaktuara nga linjat e rrëzuara të energjisë dhe pakujdesia në vendbanime të shumta në të gjithë rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, ka njoftuar guvernatori Vasily Golubev.
Që nga fillimi i ditës, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 50 zjarre, me 30 të mbetura aktive.
Bëhet e ditur se disa zjarre u përhapën në zona të banuara, duke shkaktuar evakuime të kufizuara, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Më shumë se 2,000 zjarrfikës dhe rreth 300 pajisje u angazhuan në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.
Russia’s Rostov region in flames
More than 50 fires have been registered in the Rostov region since the beginning of the day, local authorities said.
Now 30 fires are being extinguished, and smoke from them covers the city of Rostov. pic.twitter.com/ymKhkUFvJ4
— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2024
Ndryshe, rajoni i Rostovit, një zonë kyçe bujqësore, kontribuoi me më shumë se 11% të të korrave totale të grurit të Rusisë vitin e kaluar.
Megjithatë, Rostovi u përball me ngricat e hershme të pranverës dhe thatësirën pasuese në vitin 2024, duke çuar në një rënie të parashikuar prej 30% në të korrat e këtij viti në krahasim me vitin 2023. /Telegrafi/