Telegrafi

Erërat e forta në Kolorado, ngritin në ajër tualetet publike (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon të mençur në qytetin Commerce të Kolorados, ku për shkak të erërave të forta tualetet publike fluturojnë në ajër.

Shumë persona që në ato momente ishin në rrugë kur filluan të lëviznin erërat e forta, u detyruan të strehohen afër objekteve të ndryshme, por, kurrë nuk kishin menduar se tualetet që i shfrytëzonin si “strehë” do të fluturojnë në ajër, transmeton Telegrafi.

Tualetet publike të ndërtuara nga plastika, duket se nuk kishin peshë të mjaftueshme që t’i rezistojnë erërave të forta që kanë prekur këtë zonë ditëve të fundit.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar përpos dëmeve materiale. Megjithatë pamjet e këtij momenti janë bërë virale, dhe kanë fituar vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën. /Telegrafi/